Rruga nacionale që lidh Vlorën me jugun e vendit, në segmente të caktuara është dëmtuar rëndë. Aksi midis Orikumit dhe Llogarasë është i dëmtuar prej 2 vjetësh dhe shirat e fundit të pranëverës së kaluar e rënduan edhe më shumë situatën.
Shkarja e mureve të betonit dhe erozioni i vazhdueshëm në zonë kanë bërë që rruga të bëhet e rrezikshme për të tëra automjetet që i drejtohen parkut kombetar të Llogarasë dhe plazheve të jugut.
Ndërhyrjet e shumta dhe të njëpasnjëshme nuk i kanë dhënë një zgjidhje definitive situatës. Ky aks është i një rëndësie të veçantë pasi në pikun e sezonit turistik rrugëtojnë nëpërmjet tij dhjetëra mijë mjete, madje dhe autobusë të linjave me Himarën dhe Sarandën.
Top Channel