Dezinsektimi nga ajri

09/07/2014 00:00

Procesi i dezinsektimit i nisur që në fund të muait maj është përqendruar në Butrint, Orikum, Vlorë, Divjakë, Durrës, Shëngjin dhe Gjirin e Lalëzit, ku skuadrat e ngritura po punojnë paralelisht të fokusuar sipas llojeve të mushkonjave dhe sëmundjeve ngjitëse që ato transmetojnë.

“Në zonat urbane kemi problemin e mushkonjës tigër dhe të asaj më të zakonshme që është më e përhapur. Ato janë përhapëse malaries dhe të etheve të Nilit. Është edhe një mushkonjë tjetër që është gjetur kryesisht në bregdet, me një dendësi jashtë çdo parashikimi”, deklaron ekspertja Enkelejda Velo.

Sipas specialistëve të Isntitutit të Shëndetit Publik theskojnë se po ndëhyhet kryesisht nga toka, ndërsa në Gjirin e Lalëzit është ndërhyrë nga ajri për shkak se janë gjendur mushkonja që transmetojnë dy sëmundje të rënda si malaria dhe ethet e Nilit dhe se rastet e identifikuara deri më tani kanë pasur  lidhje me Gjirin e Lalëzit.

“Aplikimi nga toka bëhet me metodën ‘mjegull e ftohtë’, që bëhet përmes një mjegulluesi të montuar në një kamionçinë dhe përmes pompave të shpinës në zona të prekura si bodrumet e pallateve të përmbytura. Duke qenë se tek Gjiri i Lalëzit kemi breza të përmbytur, të cilët janë të pamundur të arrihen në rrugë tokësore, është menduar të ndërhyhet nga ajri”, sqaron Velo.

Sipas Velos, dezinsektimit bëhet me agjentë biologjikë që nuk dëmtojnë biodiveristetin dhe gjallesat dhe që nuk janë aspak shqetësues për pushuesit, as në rastet kur procesi bëhet nga ajri.

“Nga vlerësimet e deritanishme në terren, pas trajtimit, kemi pasur një efektshmëri 100 për qind ndaj larvave dhe asnjë ndikim ndaj gjallesave të tjera”, shton Velo.

Procesi i dezinsektimit do të vijojë deri në muajin tetor si nga toka dhe nga ajri. Skudarat e dezinsektimit kanë tashmë një plan të përgatitur për ndërhyrje, duke dezinsektuar bodurme pallatesh, puseta dhe ambiente të tjera të përmbytura që shërbejnë si vendgrumbullim i mushkonjave dhe larvave të tyre.

Top Channel