Zjarr në qelinë e të penduarit te “313”

07/07/2014 00:00

Mëngjesin e së hënës, policia në ruajtje të qelive të paraburgimit të Burgut 313 në Tiranë ka njoftuar për rënien e një zjarri në qelinë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Ndriçim Gjokona, i cili është edhe një nga dëshmitarët kryesorë në procesin gjyqësor ndaj vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj.

Megjithatë, zjarri në qeli është fikur menjëherë nga punonjësit e burgut, duke mos shkaktuar asnjë të lënduar, përfshi këtu edhe të ndaluarin Gjokona, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit, apo ndonjë vënie të qëllimshme të saj.

Gjokona u bë i njohur për publikun, pasi ishte anëtar i “Bandës së tritolit” dhe një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të “killerit” Julian Sinanaj. Bashkëpunimi i Gjokonës me drejtësinë solli dhe kapjen dhe neutralizimin e kësaj bande, e cila dyshohet se ka kryer disa vrasje në Shqipëri.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta