Presidenti pret ambasadorët

06/07/2014 00:00

Në një pritje të organizuar në Pallatin e Brigadave me ambasadorët e Shqipërisë në botë, Presidenti Bujar Nishani ka vlerësuar rolin e tyre në marrjen e statusit të vendit kandidat, por ka shtuar se kjo nuk duhet të na çojë në vetëkënaqësi.

Sipas Nishanit, Shqipëria duhet të hap sa më parë negociatat për anëtarësim.

“Ky është një inkurajim për t’u përqendruar më fortë në realizimin e prioriteteve të identifikuara nga Komisioni Europian dhe të certifikuara në nivelin më të lartë të vendim marrjes europiane. Ne duhet të çelim sa më parë negociatat për anëtarësim në BE. Unë dhe qytetarët shqiptarë presim nga ju që çdo ditë çdo orë të punës t’ja dedikoni këtij objektivi në mënyrën më përparësore”, deklaroi Presidenti Nishani.

Në fjalën e tij, Presidenti Nishani deklaroi se shumë shpejt do të krijohet Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian ku do të vijoi puna për hartimin dhe zbatimin e reformave që i shërbejnë këtij procesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA