Korçë, policia parandalon një vrasje

06/07/2014 00:00

Gjatë pasdites së të dielës forcat e policisë kanë arritur të parandalojnë një vrasje në fshatin Monasvet të Korçës. Policia ka mbërritur në kohë dhe ka arrestuar Hysen Kazelin, i cili ishte duke kanosur me armë familjarët e tij.

Pas informacioneve të marra nga fqinjët forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke kapur në flagrancë autorin që po kërcënonte familjarët e tij me një armë zjarri dhe një fitil përcjellës.

Policia ka bërë të ditur se Hysen Kazeli ka qenë i dënuar më parë për vrasje.

Top Channel