Lana Del Rey nis një histori të re dashurie

02/07/2014 00:00

Lana Del Rey është një ndër artistet më tërheqëse të muzikës ndërkombëtare, ndërsa ai është një pasardhës i artit të fotografisë dhe regjisë.

Tashmë, këngëtarja ka dalë hapur për dashurinë e saj të re me fotografin italian Francesco Carrozzini që është djali i Franca Sozzanit, drejtoreshë e revistave “Vogue Italia” dhe “L’Uomo Vogue”.

Puthje dhe pasion tregojnë fotot e shkrepura në Portofino për dy të dashuruarit.

Këtë lajm nuk do ta ketë marrë shumë mirë ish i fejuari i këngëtares, rokeri i bandës “Kassidy Barrie”, James O’Neill.  Ata të dy kanë qenë të lidhur për rreth 3 vjet dhe shumë thashetheme kishin filluar se marrdhënia mes tyre kishte përfunduar, por në TMZ i dashuri i Lanas kishte përgënjeshtruar zërat.

FOTO GALERI
1/6
Lana Del Rey nis një histori të re dashurie

Top Channel