
Një foto e Lavezzit në dhomat e zhveshjes së Argjentinës ka zemëruar bashkëshorten e Zabaletës. Në “Twitter” është postuar një foto teksa Lavezzi bën një “selfie”, por pas shpatullave të tij është Zabaleta nudo, i cili është duke bërë një dush.
Pas kërkesës së portierit të tretë të kombëtares Agustin Orion, Lavezzi është vendosur në pozë me bluzën e Ferrocarril Midland. Sa keq që askush nuk e ka vënë re këtë fakt. Fotoja ka bërë xhiron e rrjeteve sociale për lakuriqësinë e mbrojtësit të Manchester City.
Protesta e Christel Castano, bashkëshortja e Pablo Zabaletës, ka bërë që futbolistët të fshijnë mënjëherë postimin. Por në pak minuta mijëra përdorues të rrjeteve sociale e kishin kopjuar dhe publikuar imazhin.
Top Channel