Pas skandalit të publikuar në emisionin “Fiks Fare” lidhur me korrupsionin në Gjykatën dhe Prokurorinë e Pukës, Prokuroria e Shkodrës ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për 5 nga të pandehurit që kishin kërkuar “gjykim të shkurtuar”.
Ata akuzohen për veprat penale “Korrupsion pasiv”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, “Moskallëzimit të krimit” dhe “Mashtrim”. Ndërkohë, po vijon me procedurë normale gjykimi për drejtuesin e Prokurorisë Pukë Pëllumb Prenci, kryetarin e gjykatës së këtij qyteti, Shtjefen Lleshi dhe për të pandehurin tjetër Pal Pjetrin.
Pak muaj më parë “Fiks Fare” solli përmes fakteve të ndryshme historinë e familjes nga Fushë-Arrëzi, 6 anëtarët e së cilës u arrestuan. Për ndryshimin e masës për secilin prej anëtarëve të kësaj familjeje, shuma që kërkohej ishte 500 mijë lekë të reja.
Top Channel