Fier, zbulohet skema e mashtrimit

30/06/2014 00:00

Një mënyrë e re e skemës së mashtrimit, ku pre janë bërë më shumë se 900 persona, u zbulua në Fier nga Drejtoria e krimit ekonomiko-financiar.

Hetimet e filluara vetëm në shkurt të këtij viti kanë zbuluar skemën e nisur nga 30-vjeçari Ledjan Muçaraku, lindur dhe banues në Grykë Seman të Fierit, i cili e aplikonte atë që në vitin 2007.

Në fillim skemën e ka realizuar me studentë, duke u ofruar atyre sasi të vogla parash, nga 5 deri në 10 mijë lekë me interes nëpërmjet llogarive bankare e më pas edhe me bizsnemenë të shumtë.

Pasi tërhiqnin paratë në bankë personat që kërkonin hua, në moment ai ua merrte në dorë borxhin e dhënë, i  turbullonte, i bindte ata dhe i dërgonte para noterëve dhe duke shpërdoruar besimin, padijeninë juridike, për të hartuar një deklaratë noterliale se nuk ka më dertyrim mes palëve se lekët ishin kthyer me bankë.

Më pas, me një kopje të deklaratës noteriale dhe nxjerrjes pranë bankës së gjendjes së llogarisë së printuar dokumentonte fiktivisht moskthimin e shumës nga personat dhe hartonte e dërgonte padi civile e penale në prokurori dhe gjykatë duke falsifikuar dhe dokumentet e padive, sikur ato ishin bërë nëpërmjet studiove ligjore, duke i akuzuar në këtë mënyrë viktimat padrejtësisht për mashtrim, kërcënim e fyerje dhe dëmtime me dashje, në prokurori e gjykatë.

Krahas kësaj, ai hapte edhe padi civile për t’iu kthyer shumat e parave dhe interesat, pavarësisht se ato para realisht nuk ua kishte dhëne, përkundrazi realisht u kishte marrë.

Një pjesë të padive i pushonte me mosparaqitje ose me kerkesë për pushim, mjaft që palët e akuzuara të mos i kërkonin paratë e marra apo dhe t’i jepnin para të tjera për të pushuar procesin gjyësor të hapur prej tyre.

Policia dhe prokuroria gjatë hetimeve kanë siguruar dhjetëra deklarate noteriale me vlera nga 6 mijë deri në 230 mijë euro, si edhe dhjetëra proçedime penale e civile të hapura fiktivisht nga Ledjan Muçaraku.

Afro dhjetë noterë janë të përfshirë në hartimin e akteve të tilla noteriale. Më shumë se 30 biznesmenë e shtetas të tjerë jane mashtruar, ndërsa mendohet që numri i të mashtruarve të jetë mbi 900. Muçaraku vishej gjithmonë me kostum gri dhe kravatë të hollë të zezë.

Drejtoria e policisë kërkon që të gjithë të mashtruarit prej tij që ende nuk kanë kryer një denoncim, ta bëjnë atë. Muçaraku akzuohet për një sërë veprash penale. Më parë ai ishte dënuar për pastrim të parave, ku me anë të kontratave të huamarrjes pastronte paratë e trafikantëve.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta