Cara Delevingne shfaq instiktin e nënës
30/06/2014 00:00
Motra e madhe e modeles Cara Delevingne, Chloe, solli në jetë djalin e saj më 10 Qershor. Modelja, duke përfituar nga koha e lirë, ka vendosur të shijojë momentet e mrekullueshme nën shoqërinë e nipit të porsalindur, Atticus.
21-vjeçarja shpërndau për ndjekësit në Instagram një seri fotosh, teksa e ushqente vogëlushin me qumësht dhe shkruante: “Të dua Atticus”.
Edhe babai i fëmijës, Edward Grant, shpërndau një foto të djalit me Cara-n, “sa shumë teze që kemi, fundjavë e mrekullueshme”. Modelja kontroversale në botën e showbizz-it, së fundmi ishte në Bali, ku realizoi një set fotografik, por gjithmonë ajo nuk kalon pa provokuar, jo vetëm në pasarelë, por edhe jashtë saj.
Top Channel