Lazarat, vijon aksioni, 45 arrestime

29/06/2014 00:00

Arriti në 45 numri i personave të ndaluar në Lazarat, gjatë kontrolleve të Policisë në këtë fshat. Veç personave të cilët dyshohen si kultivues të lëndëve narkotike, u arrestuan dhe persona të dënuar në mungesë nga drejtësia.

Një prej tyre u arrestuar sot në mëngjes. Ai është 26-vjeçari Belul Toto, i cili ishte i dënuar me 5 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

Kontrollet vazhdojnë dhe përveç drogës dhe armeve janë sekuestruar dhe 12 makineri të lojërave të fatit në një kazino të Lazaratit.

Deri tani, janë asgjësuar mbi 133 mijë bimë dhe fidanë, 64.4 ton kanabis, 5 kg heroinë si edhe sasi të mëdha armatimi dhe municionesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA