Supermodelet bashkë në sfilatën e Givenchy

28/06/2014 00:00

Adriana Lima, Candice Swanepoel dhe Irina Shayk kanë sfiluar të premten për Givenchy. Ato janë modele të klasit botëror, por gjithsesi në pasarelën e Givenchy ishte e vështirë për t’i njohur.

Supermodelet dukeshin tërësisht të transformuara dhe të futura në rol nga make-up dhe flokët e  mbledhura.Ëngjëjt e “Victoria’s Secret” shoqëroheshin nga ylli i “Sports Illustrated” Irina Shayk, të cilat ishin përzgjedhur nga marka franceze për javën e modës, Paris Mens Fashion Ëeek.

Fansat e supermodeleve qëndronin jashtë për të rrëmbyer një autograf. Ato kaluan një kohë të mrekullueshme duke punuar bashkë  në Paris dhe këto momente i shpërndanë me ndjekësit e tyre në Instagram.  

FOTO GALERI
9/13

Top Channel