Melissa Satta bën tifo për Boatengun e saj

25/06/2014 00:00

Sensuale dhe, më në fund, me bikini. Satta tregon format në Brazil, teksa bën tifozllëk për Kevin Prince Boateng, nën shoqërinë e mikeshave. Është hera e parë pas shtatzanisë, që ish-velina na shfaq format e saj.

Por, polemikat kanë nisur nëpër rrjetet sociale, duke e akuzuar Melissa-n si një nënë jo të përgjegjshme, duke pasur parasysh që ka udhëtuar drejt Brazilit, duke lënë vogëlushin 2-muajsh me gjyshërit.

“Pas pak ditësh do të nisem për në Brazil. Do të shkoj të bëj tifozllëk për të dashurin tim, gjatë ndeshjes së dytë dhe të tretë. Maddox do të qëndrojë me gjyshërit, sepse është ende shumë i vogël. Jam e sigurt që, edhe pse për pak ditë, do ta ndiej shumë mungesën e tij”, shkruan Satta.

Gjithsesi, në Brazil ajo ka vendosur të argëtohet, duke i lënë mënjanë kritikat. Dhe, kur është koha për të bërë tifozllëk, sillet si një nga mbështetëset më të zjarrta të kombëtares ganeze, ku luan i dashuri i saj Kevin Prince Boateng.

FOTO GALERI
8/10

Top Channel