Marrëveshja me SHBA-në, burimet pranë Teheranin zbulojnë: Mojtaba Khamenei nuk e ka dhënë ende miratimin
Ushtria meksikane ka bërë të ditur se ka arrestuar kreun e kartelit të drogës Tijuana, Luis Fernando Sanchez Arellano.
Në vitet ’90, ky kartel kontrollonte trafikun e kokainës në SHBA, por pas arrestimit të 4 vëllezërve, drejtues të kartelit dhe më pas vrasjes së një tjetri, karteli pësoi një goditje të rëndë.
Sanchez Arellano është arrestuar gjatë ditës së hënë, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes mes Meksikës dhe Kroacisë, forcat e sigurisë kishin lokalizuar më parë vendndodhjen e tij dhe më pas kanë ndërhyrë.
Qeveria meksikane kishte ofruar rreth 2.3 milion dollarë për informacione të cilat do të çonin në kapjen e Sanchez Arellano, i cili është anëtari i fundit i arrestuar nga kjo familje e lidhur me krimin.
Top Channel