Sulm me dron në një strukturë nafte në Arabinë Saudite, dy viktima dhe dy të plagosur, u goditën nga mbetjet që ranë pas shkatërrimit në ajër
Një tërmet me magnitudë 7.9 goditi brigjet e ishujve Sitkin pranë Alaskës. Autoritetet përkatëse u shprehën se parashikohet të krijohet një cunam, por vala goditëse do të jetë e pa rrezikshme.
Megjithatë qendra për paralajmërimin e cunameve i bëri thirrje banorëve në disa ishuj të vegjël që të qëndrojnë larg bregut të detit.
Rreth 150 banorë në qytetin Adak janë evakuuar duke u vendosur në një zona rreth 600 metra mbi nivelin e detit.
Shërbimi Gjeologjik amerikan bëri të ditur se epiqendra e tërmetit ishte 15 milje larg brigjeve të ishujve Sitkin, me një thellësi 79 kilometra. Ndërsa nuk ka pasur njoftime për persona të lënduar apo dëme materiale.
Top Channel