Kualifikohet edhe Belgjika

22/06/2014 00:00

Kualifikohet mes 16 skuadrave më të mira të globit edhe Belgjika e Marc Wilmots, e cila mundi 1-0 në ndeshjen e dytë Rusinë e Fabio Capello-s.

Në fakt ky nuk ishte rezultati më i drejtë i kësaj sfide, pasi rusët ishin pak më lartë se belgët dhe tentuan më shumë të fitonin këtë ndeshje, e cila do t’i lehtësonte punë për sa i përket kualifikimit që tashmë është mëse i vështirë.

Në fakt te skuadra e Wilmots zhgënjeu sërish, Lukaku protestoi vendimin e trajnerit për ta ndërruar në pjesën e dytë. Ishte pikërisht Origi, ai që u fut në vend të sulmuesit të Chelssea-s, i cili në minutën e 87 vulosi dhe kualifikimin e Belgjikës për në raundin tjetër të Kupës së Botës.

Ndërkohë që Belgjika kualifikohet për në turin tjetër, Rusia e Fabio Capello-s është shumë pranë largimit dhe vetëm sfida e fundit do të vendosë nëse ata do të shkojnë me pushime apo do të vazhdojnë të jenë pjesë e këtij botërori edhe në turin tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA