
Admir Mehmedi dhe Haris Seferovic me golat e tyre i dhanë Zvicrës 3 pikë në ndeshjen e parë të saj në Botërorin Brazil 2014.
Përfaqësuesja e drejtuar nga Ottmar Hitzfeld në të cilët u aktivizuan 4 lojtarë me origjinë shqiptare mundi në minutat shtesë 2-1 Ekuadorin.
Zviceranët rrezikuan të parët portën kundërshtare, por ishte kombëtarja e Ekuadorit ajo që kaloi në avantazh. Në minutën e 22 Valencia, i pambuluar nga mbrojtja zvicerane shënoi golin e parë.
Përpjekjet e Shaqirit dhe Xhakës për të barazuar rezultatin nuk dhanë asnjë rezultat gjatë pjesës së parë. Në të dytën, Hitzfeld futi në fushë shqiptarin tjetër, Admir Mehmedi, i cili ia shpërbleu menjëherë.
Në prekjen e parë të topit, 23-vjeçari nga Gostivari barazoi shifrat në 1-1. Atëherë kur u mendua se kjo sfidë do të përfundonte në barazim Haris Seferovic shënoi golin e fitores për përfaqësuesen zvicerane, e cila ngjitet në krye të grupit E me 3 pikë.
Top Channel