Benzema mund Hondurasin

15/06/2014 00:00

Përfundoi ashtu siç ishte parashikuar, Franca mundi lehtësisht 3-0 Hondurasin që luajti për më shumë se 45 minuta me 10 lojtarë, ndërkohë që për herë të parë në këtë botëror u përdor teknologjia për të zbuluar golin fantazmë.

Në mungesë të Frank Ribery, lideri i skuadrës së drejtuar nga Deshamps u bë Karim Benzema. Sulmuesi i realit, i cili nuk kishte shënuar asnjëherë në botëror, arriti të shënojë 2 herë në portën e Hondurasit, duke i dhënë Francës fitoren e parë pas 8 vjetësh në një botëror.

Transalpinët shënjestruan dy herë traversën në pjesën e parë ndërkohë që në fundin e saj Pogba fitoi një 11-metërsh ndërkohë që Palacios u ndëshkua me karton të kuq. Benzema nuk gaboi nga pika e 11-metërshit dhe kaloi Francën në avantazh.

Në fillimin e pjesës së dytë Benzema gjuajti me të majtën dhe për herë të parë hyri në punë teknologjia e re për të dalluar golin fantazmë.

Karim Benzema shënoi sërish në minutën e 72 dhe vulosi fitoren e thellë të kombëtares franceze, e cila në grup do të ketë si rival kombëtaren zvicerane. Hondurasi vazhdon të mos fitojë në Botëror, ndërkohë që për Francën kjo ishte fitorja e parë në një botëror pas asaj me Togon në vitin 2006.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA