LIVE/ Pas 3 orësh protestë te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e kryeqytetit. Përplasje me anëtarët e FRPD, thirrje për mbledhjen e një Kuvendi Kombëtar
Forcat e INUK-ut shembën një objekt pa leje në pjesën jugore të ishujve të Ksamilit në Sarandë, i cili shtrihej në një sipërfaqe prej 2000 metrash.
Për shembjen e tij, INUK-u realizoi shpërthimin e komanduar. Por, gjatë këtij procesi, si pasojë e shpërthimit, mori flakë bimësia përreth objektit (shkurre dhe bar i thatë).
“Me ndërhyrjen e forcave të zjarrfikëses, zjarri u neutralizua në kohë duke mos shkaktuar asnjë pasojë për mjedisin”, thuhet në një njoftim të INUK-ut.
Objekti ishte rindërtuar pas prishjeve që INUK-u ka bërë më parë në këtë zonë. Aksioni i drejtuar nga drejtori i INUK-ut, zoti Zyhdi Dajti, dhe drejtues të pushtetit vendor.
Top Channel