Gjykata e Lartë, Nishani vijon proçedurat

13/06/2014 00:00

Si rrjedhojë e mosdhënies së pëlqimit nga Kuvendi për emërimin e zotit Alaudin Malaj si anëtar i Gjykatës së Lartë, presidenti i Republikës Bujar Nishani ka njoftuar vijimin e proçedurave ligjore për emërimin e një anëtari të ri në këtë institucion.

Me qëllim për t’i dhënë edhe personave të tjerë mundësinë për të konkurruar, theksohet në një njoftim për shtyp të Presidencës, ftohen subjektet e interesuara që brenda datës 30 qershor 2014 të paraqesin kërkesën për t’u përzgjedhur si anëtar të Gjykatës së Lartë.

Më tej Presidenca njofton edhe kushtet që duhet të plotesohen nga kandidatet.

Top Channel