Amal Alamuddin në samitin kundër dhunës seksuale në luftë

13/06/2014 00:00

E fejuara e aktorit, George Clooney ishte e pranishme  në ditën e tretë të samitit të mbajtur në Londër kundër dhunës seksuale në luftë. Amal Alamuddin është avokate ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.  

Me gjithë rëndësinë që kishte ky samit mediat ishin aty për të kapur edhe elementet rozë të konferencës. Ajo dukej shumë e përqëndruar teksa dëgjonte fjalimet dhe njëkohësisht mbante edhe shënime. Amal kishte veshur një fustan të kuq dhe këpucë me motive të luleve.

Së shpejti avokatja pritet t’i thotë po aktorit Clooney, por ende nuk është përcaktuar vendi ku do të zhvillohet ceremonia megjithëse sipas zërave do të jetë Venecia.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel