Yaya DaCosta ringjall Whitney Houston në ekranin e TV

10/06/2014 00:00

Yaya DaCosta do të jetë aktorja që do të rimishërojë mitin Whitney Houston në ekranin e televizionit. Pas rolit në serialin televiziv  “Ugly Betty” dhe pjesëmarrjen në filmin “The Butler” tashmë aktorja është zgjedhur si protagonistja e “Lifetime “që do i dedikohet artistes legjendare të popit, Houston.

Regjisore do të jetë aktorja Angela Bassett, e cila ishte mikeshë shumë e mirë e Houston dhe ka punuar së bashku me këngëtaren në vitin 1995 në setin e filmit “Donne – Waiting to Exhale”.

Filmi pritet të dalë në vitin 2015 dhe do të përqëndrohet edhe në marrëdhënien  e saj të dashurisë me kantautorin Bobby Brown duke prekur edhe anët më të errëta të  lidhjes së tyre. 

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta