Vitet nuk ecin për Pamelën

09/06/2014 00:00

Nuk ka rëndësi se sa je, por sa ndihesh. Pamela Anderson na riktheu në vitet ’90 duke na kujtuar skenat e “Baywatch” serialit televiziv që e bëri të famshme në mbarë botën…edhe për linjat e saj.

46-vjeçarja u fotografua në plazhet e Malibusë në Kaliforni nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, Rick Salomon duke shijuar valët e detit. Me një pamje të ndryshuar dhe e veshur sportive, Pam-i tregoi se nuk ka humbur aftësitë e saj atletike, pavarësisht se tashmë është nënë e dy fëmijëve.

Ajo kreu disa veprime akrobatike në rërën e Malibusë, ndërsa bashkëshorti shijonte spektaklin. Cifti shoqërohej nga qentë e tyre.

Pamela dhe Rick u rimartuan së bashku vitin që kaloi, katër vite nga martesa e tyre e parë që zgjati thuajse një vit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel