Chris Martin dhe Rihanna shijojnë një darkë “intime”

09/06/2014 00:00

Lideri i Coldplay, Chris Martin, dhe këngëtarja nga Barbados, Rihanna, janë thjesht 2 miq të vjetër, por, pas divorcit nga Gwyneth Paltrow, thashethemet gëlojnë sa herë që ai shihet nën shoqërinë e një femre.

Dy artistët u fotografuan duke shijuar një darkë “intime”, në një restorant të Santa Monica-s në Kaliforni. Ajo ishte veshur e gjitha në të zezë, ndërsa Chris e priste në tavolinë brenda restorantit.

Martin dhe Rihanna kanë një miqësi të vjetër. Në 2012-n, në videon e Coldplay “Princess of China”, ajo ishte pjesë e klipit dhe, që prej asaj dite, marrëdhëniet mes tyre janë forcuar.

Dy miq të vjetër, apo diçka më shumë? Ende nuk dihet.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel