E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro Ulpjana Lama, prezantuese e programit ‘Pasdite në Top Channel’, vjen kësaj here për publikun në një tjetër version, atë të shkrimtares me librin “Ia dolëm”.
“Kam zgjedhur këtë titull për arsye se janë zgjedhjet dhe nga krahu tjetër kemi 15-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe duket sikur ka një lloj mosbesimi, skepticizmi dhe zhgënjimi, por unë dua t’i kujtoj njerëzve që në fakt ia kemi dalë. Është “Bac, u kry!” e thënë në një mënyrë tjetër”, shpjegon Ulpjana Lama.
“Ia dolëm” është publicistikë dhe eseistikë. Në rend kronologjik, nga viti 2004-2014 trajtohen ngjarjet më të rëndësishme politike të kohës, vëzhgime ndaj jetës sociale dhe kulturore, kryesisht të Kosovës, por edhe Shqipërisë e Maqedonisë.
“Nuk ka vetëm opinione, por edhe një lloj mëtimi letrar që ta bëjë të lexueshëm dhe të ketë prognoza të sakta edhe pas disa vitesh. Personat që e kanë lexuar librin më thanë që duket sikur këto gjëra që janë shkruar 10 vite më përpara vlejnë edhe për sot. Për mua, nuk ka vlerë më të madhe një libër publicistike sesa kjo.
Top Channel