Simona Halep: Për gjoksin tim nuk flas më

06/06/2014 00:00

Mbërritja në finalen e turneut të tenisit “Roland Garros” për femra ka rihapur debatin që tenistja rumune, Simona Halep po përpiqet prej muajsh ta mbyllë.

Tenistja 22-vjeçare, e rënditur e tretë në klasifikimin botëror të tenisteve ka një pamje të re…të gjoksit të saj.

Kanë kaluar katër vjet që nga shfaqja e saj e parë në një turne të rëndësishëm. Më shumë se sa talenti, në atë kohë u bë e famshme për format e bollshme të saj. Por tashmë, kur kanë kaluar 4 vite tenistja rumune ka ndryshuar. Ajo i është nënshtruar disa operacioneve plastike për të zvogëluar gjoksin e saj.

Ndryshimi radikal e ka vendosur në qendër të mediave rozë që jo rrallëherë e pyesin në konferenca për shtyp. Rasti i fundit ishte pikërisht pas fitores në gjysmëfinale dhe prekjes së finales së “Roland Garros”. Përgjigjja e saj ishte e shkurtër dhe e qartë: “Për gjoksin tim nuk flas më. Është dicka personale”, tha ajo.

FOTO GALERI
2/2
Tenistja para se t`i nenshtrohej operacioneve plastike

Top Channel