“Shko jeto në Moskë”, Bledi Mane e sulmon, Cako kundërpërgjigjet: Mora ofertë 120 mije euro për…
Francois Hollande dhe Julie Gayet vazhdojnë të shoqërohen me njëri-tjetrin. Në ditën e festimeve të 70 vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Normandi revista fanceze “ Closer” publikon të dhëna të reja lidhur me historinë e fshehtë të presidentit me aktoren Julie Gayet.
“Të gjithë mendonin se mes tyre kishte përfunduar. Por në fakt Francois Hollande dhe Julie Gayet vazhdojnë të shoqërohen sërish”, shkruan e përjavshmja “Closer”.
Më 10 janar revista franceze zbuloi lidhjen e fshehtë mes tyre që u pasua nga ndarja e presidentit me partneren e tij, Valérie Trierweiler. Që nga ajo ditë kur historia e fshehtë e dashurisë u bë publike takimet mes çiftit janë bërë shumë të vështira.
“Closer” në artikullin e saj, “do të ishte më e lehtë për të dy që gjithësecili të merrte drejtimin e tij. Por nuk mund të hidhen poshtë kaq lehtë 2 vjet. Francois Hollande dhe Julie Gayet nuk ishin të gatshmëm për të braktisur njëri-tjetrin”.
Artikulli i “Closer” vazhdon me tej, “ na bënë të besojmë që mund të ishin ndarë sa të kalonte vala e madhe e diskutimeve. Por Hollande dhe Gayet vazhdojnë të takohen edhe jashtë mureve të Pallatit Elize kryesisht të dielave në apartamentin e një miku të përbashkët”.
Top Channel