Vajza e Schumacher zbulon aksidentin me kalë të babait të saj pak para tragjedisë në ski, tregon pasionin për kuajt që e ndihmuan të përballonte pasojat
Renato Mekolli është shefi shqiptar i kuzhinës që ka arritur të ketë një karrierë shumë të suksesshme në Greqi. Vitet e fundit ai ka fituar shumë çmime dhe është vlerësuar nga kritikë të gazetave dhe revistave prestigjioze (ndër të cilat edhe ‘New York Times’). Aktualisht, Renato është një nga 3 anëtarët e jurisë së spektaklit të suksesshëm ‘MasterChef’.
Në studion e “Pasdite në Top Channel, ai flet për fillimet e karrierës, famën dhe fundin e ‘MasterChef’.
MasterChef – Nuk më besohet që mbaroi kaq shpejt. Një spektakël shumë i bukur, me emocione dhe të papritura. Besoj se ja kemi dalë qëllimit. Një aventurë e jashtëzakonshme. Për sezonin e dytë nuk e di a do të jem apo jo. Deri në shtator kemi kohë ta mendojmë, tani të pushojmë.
Nuk e dija si do e priste publiku, dilema ime ishte nëse do të kishte sukses, asgjë tjetër. Por, gjithçka shkoi mirë.
Nisja e karrierës si kuzhinier – Isha 16 vjeç dhe isha pjatalarës në Greqi. Po prisnim një set me gota kristali nga Franca dhe mua më duhej t’i laja. Më rrëshqitën dhe i theva. Menaxheri tha që do më hiqte nga puna. Kur isha pjatalarës, unë ndihmoja edhe në kuzhinë dhe shefi më kishte pëlqyer. Kur e mori vesh gabimin tim, ai ndërhyri që mua të më mbanin në punë, por duke më zhvendosur në kuzhinë.
Kritiku i New York Times – Erdhi në restorantin që drejtoja unë pa dijeninë e askujt. Kishte rezervuar një tavolinë me emër tjetër, me orar tjetër dhe për dy veta, por erdhi vetëm. Kishte një bllok ku shënonte gjithçka. Ne nuk e dinim kush ishte derisa pagoi. Kur e morëm vesh, u trembëm pasi ishte një person që kishte udhëtuar kudo dhe kishte shkruar për shumë restorante. Unë nuk kisha besim se do shkruante mirë për restorantin tim. Kisha ankth ato dy javë para se të dilte gazeta. Por kur doli, lexuam që kishte shkruar “duhet të provoni patjetër gatimet e Renatos”. Për pak sa nuk më pushoi zemra.
Si të ndryshon fama – Nuk më ka ndryshuar fama dhe nuk ja lejoj vetes të ndodhë kjo. Kam të njëjtën shoqëri, hipi në metro shpesh… Sot jam këtu ku jam, nesër mund të kërkoj lëmoshë. Nuk mendoj se jam dikushi.
Pjata për një femër -Do gatuaja gjëra deti, janë afrodiziake dhe të shijshme.
Top Channel