Murgesha fiton “The Voice of Italy”
06/06/2014 00:00
Mbrëmjen e së enjtes, edicioni i dytë i spektaklit të talenteve, “The Voice of Italy” uli siparin duke dhënë verdiktet përfundimtare.
Ashtu sic edhe pritej, fituese u shpall Motra Cristine, murgesha që habiti të gjithë në këtë program me zërin dhe performancat e saj.
Ajo mori një mbështetje absolute nga publiku duke regjistruar 62 përqind të preferencave në finale përballë katër konkurentëve të tjerë.
Ky ishte edicioni i dytë i “The Voice of Italy”. Në edicionin e parë fituese u shpall shqiptarja Elhaida Dani.
Top Channel