Griffith dhe Banderas ndahen pas 18 vitesh martesë

06/06/2014 00:00

Kanë pasur një nga martesat më të gjatë në Hollivud, por pas 18 vitesh bashkë, Melanie Griffith dhe Antonio Banderas janë ndarë.

Lajmin e ndarjes së dy aktorëve të famshëm e ka dhënë faqja ‘TMZ’ që shton se kërkesa për divorc është bërë nga Melanie.

56-vjeçarja Griffith dhe 53-vjeçari Banderas janë njohur dhe kanë rënë në dashuri në sheshxhirimin e filmit ‘Two Much’ të vitit 1995.

Ky do të jetë divorci i katërt për Melanie Griffith: ka qenë e martuar dy herë me Don Johnson dhe me Steve Bauer. Ndërsa për Antonio Banderas do të jetë divorci i dytë.

Top Channel