Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë të ditur se, të gjithë tregtarët, që ushtrojnë aktivitetin në tregun e Lezhës, do të regjistrohen në organet tatimore, për të paguar detyrimet përkatëse.

Sipas Tatimeve, zgjidhja është arritur pas negociatave mes drejtoreshës së këtij institucioni, Brisida Shehaj, dhe një përfaqësie të tregtarëve.

Prej disa ditësh, organet rajonale të taksave në Lezhë kishin tentuar të regjistronin 360 subjektet e tregut të qytetit, por, sipas Drejtorisë së Tatimeve, kjo ishte refuzuar nga ata.

Konflikti arriti kulmin një ditë më parë, kur rreth 300 tregtarë rrethuan ambientet e Drejtorisë Rajonale të Taksave, duke protestuar. Por, sipas Tatimeve, pas negociatave, situata është qetësuar dhe tregtarët kanë pranuar të regjistrohen, duke plotësuar detyrimet ligjore.

Top Channel