Angelina Jolie: “Mund t’i them stop kinemasë”

06/06/2014 00:00

Aktorja Hollywood-iane ka deklaruar qysh në vitin 2010 tërheqjen nga kinemaja,  por më pas e ka përgënjeshtruar lajmin. 

Ylli i kinematografisë në një intervistë për “BBC Radio” ka folur për projektin që dëshiron ta konkretizojë duke luajtur rolin e Kleopatrës.

“Kleopatra është një ndër ata personazhe ku duhet të japësh të gjithë veten tënde dhe pastaj të thuash fjalën e fundit. Është  një mënyrë madhështore për të mbyllur karrierën”, tha aktorja Angelina Jolie.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel