U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Greva e ish të përndjekurve politikë është në ditën e nëntë të saj, por ende nuk dihet numri i saktë i grevistëve.
Për më tepër, pjesëmarrësit këmbëngulin se greva nuk është e politizuar. Por sa e vërtetë është kjo? Kamerat e Fiks Fare kanë filmuar brenda çadrës së grevës. Kryetari i grevës herë, Fatmir Hoxha herë deklaron se janë 12 grevistë, herë 17 e më pas 16.
I intervistuar në dy ditë të ndryshme nga gazetarët e Fiks Fare, kreu i grevës së ish të përndjekurve deklaron shifra të ndryshme për pjesëmarrësit në këtë grevë.
Gazetarët e Fiks Fare kanë numëruar grevistët brenda dhe jashtë çadrave, ndërsa dy gra të larguara nga greva nuk ndodhen në asnjë nga spitalet shtetërore të kryeqytetit.
Mes grevistëve është edhe punonjës i Bashkisë së Belshit, Mithat Tafani, të cilin kamerat e Fiks Fare e kanë filmuara jashtë çadrës ku zhvillohet greva, në lokalet rreth e rrotull.
Ai pranon se grevistët ushqehen herë pas here, ndërsa shtoi se grevistët janë vizituar 4 herë nga kreu i Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Top Channel