U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Policia e Kukësit ka arrestuar 15 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë për shkak të kundërshtimit të forcave të policisë e cila ishte në mbrojtje të një kompanie koncesionare në Kalimash.
Banorë të zonës dhe kryesisht shfrytëzues pa licensë të galerive të mineralit të kromit kërkuan disa ditë rresht largimin e kompanisë koncesionare që shfrytëzon krom në këtë zonë.
Pas arrestimeve dhe protestave, një përfaqësi e tyre është takuar me prefektin e qarkut si dhe përfaqësuesit e kompanisë koncesionare. Pas takimit është arritur një marrëveshje sipas të cilës kompania do punësojë 300 punëtorët që janë në të zezë si dhe do lidhë kontrata me firmat më të vogla që operojnë në këtë zonë, ndërsa nuk sqarohet nëse ato janë të licensuara apo jo.
Top Channel