Aksident tragjik në Rimini, humb jetën vëllai 18-vjeçar i prezantueses së njohur italiane
Kendall Jenner dëshiron që bota mbarë ta dijë, që ajo tashmë nuk është një fëmijë. Ajo ka provokuar duke pozuar gjysmë e zhveshur, për muajin Qershor të revistës “Interview”.
18-vjeçarja surprizoi edhe kur u shfaq në muajin Shkurt, në pasarelën e “New York Fashion Week” të stilistit Marc Jacobs.
Në një intervistë për “Interview Magazine”, ajo tha që “unë jam një modele dhe nuk dua të identifikohem si vajza që u rrit në ‘Keeping up with Kardashians’”. Në intervistë ajo tregon se çdo të thotë të jesh pjesë e një familjeje të famshme, që është në syrin e kameras në çdo moment.
“Këshilla më e mirë që më ka dhënë familja ime është të kesh ëndrra të mëdha dhe të punosh fort për t’i realizuar ato. Për të qenë e sinqertë, kjo është ekzaktësisht ajo çfarë dua. Gjithmonë i kam adhuruar supermodelet. Kanë qenë gjithmonë superheroina për mua”, tha Kendall.
Top Channel