Me rritjen e temperaturave konsumimi i akullores që nuk tregtohet në kushtet e duhura higjienike, rrezikon seriozisht jetëne konsumatorit.

Shefja e Sektorit të Higjieneës në Drejtorinë e Shëndetit Publik, Violeta Kërxhalli në një prononcim për Top News tha se nga 15 mostra e analizuara në laborator, në 2 subjekte është konfirmuar prania e baktereve në akullore.

Në fokus të kontrolleve të ushtruara gjatë muajit maj kanë qenë dhe baret e kafenetë, ku problem vijon të mbetet uji me akull. Nga kontrollet e kryera në 152 subjekte, në 6 prej tyre është konfirmuar ndotje bakteriale e ujit.

Një shqetësim i ngritur nga specialistët e higjienës është dhe tregtimi i mishit, peshkut e sallamit nga subjekte e reja të cilat nuk pajisen me akt-miratimi nga higjiena.

Gjatë muajit maj janë kryer gjithsej 789 kontrolle në bar kafe, pika të tregtimit të mishit, pastiçeri etj.

Për 426 subjekte janë lënë procesverbale ndërsa janë analizuar 196 mostra nga të cilat për 8 subjekte janë marrë vendime për mbyllje provizore deri në plotësimin e standardeve të tregtimit të produkteve.

Top Channel