U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Prodhuesit e bukës kërkojnë forcimin e kontrollit, nga ana e shtetit, në furrat e bukës dhe dyqanet, ku ky produkt tregtohet.
Në një takim me drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, shoqata e prodhuesve të bukës tha se një nga problemet më të mëdha, me të cilat përballet ky sektor, është hapja e furrave të bukës pa iu nënshtruar kontrollit të kushteve higjieno-sanitare dhe teknike.
“Kush do, mund të hapë një furrë bukë. Kjo lidhet me furrat informale, që gjenden në zonat periferike”, tha Bujar Peshkëpia, kryetar i shoqatës së prodhuesve të bukës.
Një tjetër shqetësim i ngritur nga shoqata është tregtimi i bukës nga dyqane të ndryshme, pa ditur prodhuesin, në qese plastike dhe pa logon e produktit.
“Duhet kontroll i këtyre dyqaneve. Në të gjithë botën tregtohet në markete të posaçme”, tha Bujar Peshkëpia.
Drejtori i AKU-së, Afrim Bakaj, renditi disa kërkesa ndaj bizneseve, që do t’i nënshtrohen kontrollit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
“Etiketimi i prodhimit, dokumentimi i ambalazhimit, kushtet higjieno-sanitare, analiza të evidentuara që do monitorohen prej nesh”, tha Afrim Bakaj, drejtor i AKU-së.
Top Channel