Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, i shoqëruar nga zonja e parë, Odeta Nishani gjatë ditës së parë të qëndrimit të tij në Varshavë mori pjesë në ceremoninë gala të Çmimit Solidarnost ‘Les Valesa’.
Kjo ngjarje, me rëndësi simbolike për Europën Lindore, kishte të ftuar special shefin e Shtëpisë se Bardhë, Barack Obama. Edhe fituesi i çmimit të parë Solidarnost ‘Les Valesa’ ishte shumë simbolik.
Presidenti i Polonisë, Komorovski ia dorëzoi këtë çmim prestigjioz kryetarit të Këshillit Kombëtar të Tartarëve të Ukrainës, Mustafa Xhemilev. Ai u nderua për kontributin e tij të vazhdueshëm për paqe, demokraci dhe të drejtat e njeriut.
Presidenti shqiptar, Nishani ndodhet në Varshavë me ftesë të homologut të tij polak Komorovski, për të marrë pjesë në kremtimet me rastin e 25-vjetorit të Polonisë së lirë
Top Channel