Asgjësohen 4 mijë rrënjë kanabis

03/06/2014 00:00

Në kuadër të operacionit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike të ndërmarrë në shkallë kombëtare, Policia e Shtetit asgjësoi 4 mijë bimë narkotike kanabis sativa në rrethin e Krujës.

Operacioni policor është shtrirë në kontrollin e territorit të Komunës Nikël, ku gjatë kontrollit në pyllin e fshatit Mukje janë konstatuar të mbjella në 30 parcela rreth 4000 rrënjë bimë narkotike.

Më pas është bërë asgjësimi e djegia e plotë e këtyre bimëve. Nga strukturat e policisë u kryen veprimet e para hetimore dhe po vijon puna për identifikimin e personave përgjegjës.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike ” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Top Channel