Rihanna lë pak vend për imagjinatë

02/06/2014 00:00

Rihanna kaloi në tapetin e kuq pasi u nderua me çmimin “Fashion Icon” dhënë çdo vit nga Këshilli i Stilistëve të Amerikës dhe ashtu sikurse gjithmonë ia arriti qëllimit që të gjithë sytë të drejtoheshin tek ajo.

Bukuroshja 26-vjeçare mbante një veshje shumë provokuese që linte pak vend për imagjinatë. Një fustan pothuajse transparent i stilistit Adam Selman me një total prej 216.000 mijë kristale Swarovski. Fustani , që vezullonte i mbuluar i gjithi me kristale, nxirrte në pah një fizik të mrekullueshmëm të këngëtares.

“Jam rritur në një ishull të vogël dhe nuk kam patur shumë kontakte me botën e modës, por aq sa mbaj mend “fashion” gjithmonë ka qenë një mekanizëm mbrojtës për mua”, tha Rihanna.  

Këngëtares iu dorëzua “Fashion Icon Awards” nga Anna Wintour dhe sigurisht parakalimi i saj në tapetin e kuq vështirë se do të harrohet. Të nderuar më parë me këtë çmim nga  grupi CFDA kanë qenë edhe Lady Gaga, Kate Moss, Nicole Kidman dhe Johnny Depp.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel