U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës intervistës së tij në Top Channel, ku deklaroi se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, të shumta kanë qenë reagimet, pa përjashtuar këtu as liderët politikë. " /> intervistës së tij në Top Channel, ku deklaroi se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, të shumta kanë qenë reagimet, pa përjashtuar këtu as liderët politikë. ">
Pas vizitës së Patriarkut të Serbisë, Irinej, në Tiranë, në shenjtërimin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, dhe pas intervistës së tij në Top Channel, ku deklaroi se Kosova është tokë e shenjtë për Serbinë, të shumta kanë qenë reagimet, pa përjashtuar këtu as liderët politikë.
Me anë të një postimi në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar deklaratat e Irinejt, duke e cilësuar atë armik të egër të shqiptarëve, por, në të njëjtën kohë, ka cilësuar si historike ngjarjen e shenjtërimit të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.
“Ultranacionalisti Irinej, që ka duar dhe shpirt të lyer me gjak shqiptarësh, i cili kurrsesi nuk duhej ftuar, me deklaratat e tij dhe huliganët, që e shoqëronin me aktet e tyre, dëshmuan se kanë ardhur me qëllim, pikërisht ta shndërrojnë këtë akt të madhërueshëm hyjnor, në një akt sherri të turpshëm”, – shkruan Berisha në Facebook.
Edhe në këtë rast, Berisha nuk ka kursyer akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke deklaruar se Irinej është nuni i vizitës së tij në Beograd.
Po ashtu, lidhur me vizitën dhe deklaratat e Patriarkut Irinej, me anë të rrjetit social Facebook ka reaguar dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Kjo vizitë nuk ka të bëjë as me liri të besimit, as me dialog ndërfetar, e as me ndonjë liberalizëm tjetër. Unë e di që, shumica e popullit shqiptar, kudo që janë, nuk pajtohen me këtë vizitë. Kjo nuk është as ndonjë shenjë lidershipi i guximshëm. Kjo është nënshtrim dhe mosrespektim i vetvetes. Kur nuk e respektojmë vetveten, nuk do të na respektojë askush. A mendoni çka do të thoshin rilindasit sot? Çka do të thoshte Noli? Vite të tëra sakrificë humbën me një vendim koti. Kemi nevojë që populli shqiptar, po e them populli, përfundimisht të tregojë një vetëbesim e vetërespekt”, – shkruan Ahmeti.
Në fund, Shpend Ahmeti ka theksuar se nuk do të pranojë, që kjo të shfrytëzohet si përçarje e kombit. “Kjo është thjesht një shenjë e një lidershipi të dobët, udhëheqësi e kompleksuar dhe politikë amatore”, – deklaron kreu i Komunës së Prishtinës.
Top Channel