U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Shenjtërimi i Katedrales “Ngjallja e Krishtit” mblodhi në Tiranë që në orët e para të mëngjesit të së dielës drejtuesit më të lartë botërorë të Kishës Ortodokse.
Ngjarja e Shenjtërimit të kishës përbën një bekim të veçantë, sipas krerëve të Kishës Ortodokse. Për meshën e Shenjtërimit kanë mbërritur partriarkë nga e gjithë bota, mes tyre Tërshenjtëria e tij, Patriarku Ekumenik Bartolomeu i Parë, Patriarku i Jerusalemit Theofili III, Patriarku i Rumanisë Danieli, Kryepesokopi i Greqisë Jeronimi, ai i Qipros Krisostomi, Peshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë Nikon Liolini, Kryepeskopi i Varshavës, Sava, Patriarku i Serbisë Irinej dhe delegacione të Kishës Ortodokse të Moskës, Gjeorgjisë, Bullgarisë dhe Antiokisë.
Mesazhet e paqes dhe harmonisë janë theksuar gjatë meshës nga drejtuesit më të lartë të ortodoksisë botërore.
Meshës së Shenjtërimit të Katedrales i janë bashkuar edhe krerë të komuniteteve të tjera fetare.
Shenjtërimi i Katedrales ishte një rast i mirë për të bërë bashkë gjithë spektrin politik shqiptar. Rreth orës 09:30 minuta, për të marrë pjesë në ceremoni mbërriti kreu i parlamentit Ilir Meta, i shoqëruar nga deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Pak pas Metës mbërriti kryetari i Partisë Demokratike dhe i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, i cili u vendos në krah të Metës.
Pas Bashës, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda, mbërriti kryeministri Edi Rama dhe anëtarë të kabinetit të drejtuar prej tij, ndërsa pak minuta pas tij mbërriti edhe presidenti Nishani.
Top Channel