U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Koloneli Sokol Çunaj është emri i personit që përmendet me iniciale nga ish-kryeministri Berisha e më pas edhe nga media, si piloti që ka dëshmuar për avionë në Gjadër. I shokuar, zoti Çunaj mohon të ketë parë e dëshmuar për avionë që ngarkoheshin me drogë në gjadër.
“Është gjithçka e manipuluar. Më vjen keq që këtë e bën ish-kryeministri im. Unë jam pilot gjuajtës-bombardues. Si parantezë, kam fluturar rreth 15 tipe avionësh e helikopterësh, jam instruktor për të gjitha tipet dhe pilot testues. Jo vetëm që nuk kam dëshmuar, por nuk më ka pyetur askush dhe më vjen keq që këtë e thotë ai të cilit i kam shpëtuar jetën para disa vitesh. Po shuhej motori dhe e kam ulur në tokë shëndosh e mirë”, tregon zoti Çunaj.
Koloneli shprehet i zhgënjyer për faktin se lirimin e tij nga ushtria e ka marrë vesh përmes medias dhe Facebook-ut të Berishës, pasi Ministria e Mbrojtjes nuk i ka komunikuar ende zyrtarisht asnjë vendim.
“Më i zhgënjyer në këtë moment jam nga Ministria e Mbrojtjes. Minimalisht duhet të isha thirrur e të pyetesha sepse kam bagazhin e duhur në këtë drejtim. As nuk jam pyetur e as nuk kam deklaruar asgjë për këtë komision. Përkundrazi, jam ndëshkuar nga Ministria e Mbrojtjes pasi jepet urdhëri i lirimit për papërshtatshmëri me vendin e punës. Kjo, në një kohë kur në forcat ajrore janë 5 vende për kolonelë pilotë dhe unë jam i vetmi”, thotë Çunaj.
Top Channel