George Michael, probleme me shëndetin

31/05/2014 00:00

Këngëtari britanik, George Michael ka përfunduar në spital pas problemeve shëndetësore. Sipas tabloidit anglez “The Sun” në vilën e 50-vjeçarit në veri të Londrës kanë mbërritur 2 ambulanca pasi miku i tij kishte lajmëruar urgjencën. 

Zëdhënësi i artistit në një deklaratë zyrtare ka thënë, “George është
mirë dhe është duke e marrë veten”. Gjithsesi nga komunikata për shtyp
ende nuk dihet arsyeja e kësaj sëmundjeje.  Por “The Sun” merr në
konsideratë një seri motivesh duke pretenduar që  ai mund të ketë
abuzuar edhe me drogën ashtu sikurse ka bërë edhe në të shkuarën.

Gjatë viteve të fundit, George Michael  ka patur shumë probleme me shëndetin. Në 2013-n ka rrezikuar jetën në një aksident në autostradë,  ku miku i tij që drejtonte makinën ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës ,por për fat të mirë nuk ka pësuar dëmtime. Në nëntor të 2011-s gjatë  turit evropian artisti u dërgua me ambulancë në spital për shkak të një pneumonie të rëndë, ku më pas kaloi një muaj në reaminacion.  Kjo gjendje e rëndë shëndetësore inspiroi edhe single e tij “White Light”.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel