U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Në ditën e dhjetë ka degjenuar në shtyrje dhe ofendime tentativa e një grupi të shkarkuarish nga puna në vitin 2011 nga Bashkia e Tiranës për t’iu bashkangjitur grevës së urisë së të larguarve nga administrata.
Ndonëse në filim biseda ka qenë e qetë dhe grupi i grevistëve është dukur se do të mirëpriste edhe këtë grup të shkakuarish që kishin me vete vendimet e Gjykatës, gjithçka ka precipituar shumë shpejt kur palët kanë përmendur selitë e partive.
Prej këtej, gjithçka ka nisur të degjenerojë në fyerje dhe konfrontime fizike, ndërkohë që grevistët e kanë quajtur provokim mbërritjen e grupit të të shkarkuarve të Bashkisë.
“Nuk mbroj Bashkinë dhe shaj kryeministrin, por dua të kthehem në punë. Kërkojmë mbështetjen e të gjithë të larguarve nga puna pa të drejtë”, tha Nertila Qafzezi, kryetarja e grevës.
Pas konfliktit ndërmjet dy grupeve të të shkarkuarve nga puna, një grevist është transportuar me urgjencë në spital për shkak të rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore gjatë qëndrimit 10-ditor në grevën e urisë.
Ndërkohë, grupi i të shkarkuarve që do të bashkohej me grevistët në grevën e urisë, pas mospranimit është larguar.
Top Channel