Beyonce, momente të lumtura me familjen

30/05/2014 00:00

Diva e muzikës botërore Beyonce Knowles ka shpërndarë disa foto familjare me vajzën Blue Ivy dhe bashkëshortin Jay Z në faqen Beyonce.com.

Në një foto 32-vjeçarja shfaqet duke mbajtur në krahë vajzën teksa fle. Ndërsa në një tjetër shfaqet Blue Ivy me një fustan me lule dhe që vesh këpucët e Beyonces, me numra shumë më të mëdhenj.

Beyonce gjithashtu pozon në disa foto pa “make up” dhe me modelin e ri të flokëve afro-amerikan, me një fustan të gjatë ngjyrë portokalli.

Beyonce dhe Jay Z vendosën të kalonin një fundjavë në Hamptons, në vend që të shkonin në dasmën e Kim dhe Kanye që u zhvillua në Firence të Italisë.  

Projekti më i ri i çiftit që u prezantua në muajin prill është nisja e turit botëror “On the run”.
 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel