Një pallat i ndërtuar pa leje në zonën e plazhit të Durrësit do të shembet sot, me anë të shpërthimit.

Inspektoriati Ndërtimor bllokoi disa ditë më parë pallatin e ndërtuar në zonën e Shkëmbit të Kavajës, nga biznesmeni Enver Shala.

Gjithashtu është njoftuar se edhe rruga nacionale Durrës-Kavajë do të jetë e bllokuar prej orës 14:00 deri në orën 15:00, pasi gjatë kësaj kohe do të realizohet edhe shembja me anë të eksplozivit, i cili është vendosur në të gjitha katet e këtij ndërtimi pa leje.

Top Channel