
“Ju keni gjetur një tjetër të dashur dhe unë e di këtë. Dikë, që iu adhuron tamam si unë. Varur në fjalët e tua, si të ishin prej ari. Ju do e leni edhe atë dhe unë e di këtë. Ajo nuk do e dijë se ç’të bëri të ikësh. Ajo do qajë dhe pyesë veten, çfarë shkoi mbrapsht. Pastaj do të fillojë të këndojë këtë këngë. E shkreta vajzë, tamam si unë”.
Këto janë vetëm disa prej vargjeve, që shkroi ajo. U bë e famshme, si poetja e parë me ngjyrë, që mundi të shkruajë një libër “bestseller”, atë biografik të 1970-s “E di pse zogjtë e kafazëve këndojnë”.
Jeta e saj ishte plot dramë, por drama nuk e mposhti. Trishtimin e hodhi në letër dhe ua rrëfeu të tjerëve.
Margaret Ann Johnson, e njohur me emrin e saj të artit si Maya Angelou, është poetja e madhe amerikane, që ndërroi jetë të mërkurën, në moshën 86-vjeçare, në shtëpinë e saj në Karolinën e Veriut.
Historia e saj ka lënë gjurmë në breza të tërë njerëzish e admiruesish. Kur ishte vetëm 7 vjeç, ajo u përdhunua nga i dashuri i mamasë, gjë që i shkaktoi një traumë të madhe. Për shumë vite, ajo nuk foli me askënd dhe i kaloi ato, vetëm duke lexuar dhe dëgjuar. Më pas, në rininë e hershme, kohë përpara se ajo të bëhej poete e famshme, ishte një mama beqare, e cila punoi në bare striptizmi.
“Ne dashurojmë, duke e fërkuar lakuriqësinë me dorashka në duar. Duke përjargur gojën me puthje gjuhë më gjuhë. Puthje që, as nuk prekin, as që duan të prekin, nëse dashuria është e brendshme”.
Përgjatë viteve të saj si shkrimtare e njohur, Maya Angelou loboi për të drejtat e njeriut kundër racizimit dhe pro barazisë gjinore. Për këto kauza, që i ndoqi deri në fund të jetës së saj, ajo pati ndikim te figura të shquara, si disa presidentë amerikanë, te Nelson Mandela, si dhe te Martin Luther King, i riu.
Ndër vite ajo fitoi dhjetra çmime dhe disa shkolla fillore mbajnë sot emrin e saj.
Top Channel