U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Duke e cilësuar grevën e urisë së ish-të përndjekurve një inskenim të
Partisë Demokratike, kryeministri Edi Rama deklaroi në Parlament se
vetëm në muajt e parë të qeverisjes socialiste ata arritën të marrin
këstet e para të dëmshpërblimit.
“Shpreh keqardhje për çdo të përndjekur që vijon të besojë tek këta. Unë them se në 4 muaj të vitit të parë të një paskrize të tmerrshme ku këta e lanë vendin, 1 mijë ish-të përndjekur kanë marrë këstin që nuk kishin marrë për 8 vjet rresht. Vetë kryetari i ish-të përndjekurve, që këta e shfrytëzonin politikisht, mori këstin e parë të dëmshpërblimit. Dhe brenda verës 1 mijë e 1 të përndjekurit e fundit që në 23 vjet nuk kanë marrë asgjë nga këta do të marrin këstin e parë”, deklaroi Rama.
Ish-të pëndjekurit, greva në ditën e dytë
Ish të përndjekurit politikë u futën në ditën e dytë të grevës së urisë.
Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, por pritet të vështirësohet në orët në vazhdim, pasi sipas kreut të grevës disa prej tyre vuajnë nga sëmundje kronike për shkak të periudhës që kanë qenë në burg.
Grevistët i kanë kërkuar Kryemninistrit të respektojë të drejtat e tyre dhe t’u japë dëmshpërblimin brenda dy vjetësh, që është edhe kërkesa kryesore e tyre.
Greva e urisë është deklaruar pa afat dhe sipas drejtuesit të saj priten që t’i bashkohen edhe të tjerë ish të përndjekur të cilët priten të vinjë nga rrethe të ndryshme të vendit.
Ata kërkojnë status special për të gjithë ish të përndjekurit që janë ende gjallë. Gjatë orëve të pasdites, 16 grevistët e ndodhur në çadrën e ngritur përballë Parlamentit, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore, pasi situata e tyre shëndetësore ka filluar të rëndohet.
Top Channel