Plani amerikan për tërheqjen nga Afganistani

27/05/2014 00:00

Presidenti amerikan, Barak Obama do të shpallë planet në Shtëpinë e Bardhë për misionin ushtarak në Afganistan.

Ai kërkon të mbajë 9800 trupat në këtë vend pasi SHBA të përfundojnë misionin luftarak në këtë vend, në fund të 2014-ës.  Sipas planit të Uashingtonit niveli i trupave që aktualisht është 32 mijë do të reduktohet në fund të vitit.

Trupat e mbetura amerikane do të trajnojnë ushtrinë afgane dhe do ta mbështesin në operacionet anti-terrorizmit. Ky numër i trupave do të varet nga nënshkrimi i marrëveshjes dy-palëshe për sigurinë.

Ndërsa presidenti aktual i Afganistanit, Hamid Karzai refuzoi firmosjen e paktit, por administrata Obama duket besimplotë se secili prej dy kandidateve që do të dalë fitues nga balotazhi i 14 Qershorit do ta nënshkruajë.

Fillimisht prania ushtarake do të vazhdojë të jetë në të gjithë vendin në vitin 2015, por e pergjysmuar në fund të vitit dhe me e konsoliduar përreth Kabulit. Pas vitit 2016 SHBA do të kërkojë të mbajë 1000 ushtarë.

Top Channel